BDI bëri të ditur emrin e ministrit të ri për Shoqëri Informatike dhe Administratë me çka kompletohet përbërja e Qeverisë së së re që duhet të zgjidhet në Kuvend.
Afati për dorëzimin e propozimit në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë skadon më 2 shtator. Pas zgjedhjets së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, tani pritet që në ditët e ardhshme të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Në Qeverinë e re, pritet të ketë 19 ministri dhe jo 26 siç ishte në qeverinë e kaluar.
Propozimet për ministrat e rinj u publikuan të mërkurën pas arritjes së koalicionit mes LSDM dhe BDI.
Nga radhët e LSDM-së në Qeverinë e re do të jenë Oliver Spasovski i cili do të udhëheq sërish MPB-në, Radmilla Sheqerinska e cila u propozua të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa propozim për ministër të Drejtësisë është Bojan Mariçiq.
Bllagoj Boçvarski do të udhëheq me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpasnka me MPPS-në, ndërsa Irena Setfanovska do të jetë ministra e re për Kulturë. Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, ndërsa zëvendëskryeministrja Mila Carovska do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit dhe shkencës. Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane ndërsa Fatmir Bitiqi zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike. Ljupço Nikollovski zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit.
BDI do të udhëheq me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Sistem politik, dhe për këtë post është propozuar Artan Grubi. Fatmir Besimi është propozuar në MF, Bujar Osmani në MPJ, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Naser Nuredini në Ministrinë për Mjedis Jetësor, dhe Jeton Shaqiri në MSHIA.
Propozimet për ministra të rinj të mërkurën morën pëlqimin e organeve më të larta të dy partive./Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...