Emrat e kandidatëve për anëtarë të rinj të kabinetit qeveritar u kompletuan, kur një ditë më parë edhe partia që do të drejtojë koalicionin, OBRM-PDUKM, konfirmoi ekipin e saj.
Ministër i Mbrojtjës do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski kurse nënkryetari tjetër i saj, Aleksandar Nikollovski do të jetë zv/kryeministër dhe Ministër për Transport. Ministër i Brendshëm do të mbetet ministri i deritanishëm teknik, Pançe Toshkovski.
Zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive do të jetë Ivan Stoilloviq nga partia serbe në koalicion, kreu i Aerodromit Timço Mucunski do të jetë ministër i Jashtëm dhe për Tregti të Jashtme. Me Financat do të ministrojë Gordana Dimitrievska Koçovska kurse me dikasterin e Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë të Para Minerale do të udhëheqë Sanja Bozhinovska.
Cvetan Tripunovski do të marrë drejtimin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave kurse Vaesna Janevska Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ministër për Vetëqeverisje Lokale do të jetë Zllatko Perinski kurse për Kulturë dhe Turizëm dhe të jetë Zoran Lutkov.
Kuadri tjetër i OBRM-PDUKM-së Stefan Andonovski do të menaxhojë Ministrinë për Tranformim Dixhital kurse Borko Ristovski do të jetë Ministër për Sport. Partneri i koalicionit të Mickoskit Lupço Dimovski do të jetë zv/kryeministër për Sistem Politik kurse Shaban Saliu do të jetë ministër pa resor, i angazhuar për zbatimin e dekadës së romëve.
OBRM-PDUKM
1. Ministër i Mbrojtjes – Vlladi Misajllovski
2. Ministër për Transport (zv/kryeministër) – Aleksandar Nikollovski
3. Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski
4. Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive (zv/kryeministër) – Ivan Stoillkoviq
5. Ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme – Timço Mucunski
6. Ministër i Financave – Gordana Dimitrieska Koçovska
7. Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Sanja Bozhinovska
8. Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave – Cvetan Tripunovski
9. Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska
10. Ministër për Vetëqeverisje Lokale – Zllatko Perinski
11. Ministër për Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov
12. Ministër për Transformim Dixhital – Stefan Andonovski
13. Ministër për Sport – Borko Ristovski
14. Zv/kryeministër për Sistem politik – Lupço Dimovski
15. Ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve – Shaban Saliu
Koalicioni VLEN do të ketë gjashtë ministra në kabinet dhe emrat e tyre tashmë janë konfirmuar nga partitë. Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Arben Taravari do të rikthehet në postin e ministrit të Shëndetësisë, Orhan Murtezani do të jetë ministër për Çështje Evropiane, Fatmir Limani, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj kurse Besat Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës. Arben Fetai do të jetë Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë.
VLEN
1. Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (zv/kryeministër i parë) – Izet Mexhiti
2. Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari
3. Ministër për Çështje Evropiane – Orhan Murtezani
4. Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj – Fatmir Limani
5. Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi
6. Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai
Edhe partia e Maksim Dimitrievskit, ZNAM, ka konfirmuar kandidatët e saj. Ministër i ardhshëm i Drejtësisë do të jetë Igor Filkov kurse ministër për Administratë Publikë do të jetë Goran Minçev.
ZNAM
7. Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov
8. Ministër për Administratë Publike – Goran Minçev./Alsat/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...