Google ADS

Komiteti i Helsinkit: Rritje prej 30 përqind të rasteve të diskriminimit në Maqedoni

13:10 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

Numri i rasteve të regjistruara të diskriminimit në vendin tonë është rritur për 30 përqind, pasi që 119 raste janë regjistruar në vitin 2018, krahasuar me 82 raste në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara sot nga raporti vjetor i diskriminimit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Më së shumti si bazë për diskriminim në rastet e regjistruar janë statusi personal dhe shoqëror, gjinia, orientimi seksual, me nevoja të veçantë, përkatësia etnike dhe religjione.

Sipas koordinatorit Igor Jadrovski, ka rritje të konsiderueshme të paraqitjeve të diskriminimit në fushën e marrëdhënieve të punës.

“Kjo është fusha në të cilën qytetarët më së shumti kanë paraqitur diskriminim në vitin 2018. Kemi 45 raste të diskriminimit në marrëdhënie të punës, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me 19 raste të paraqitura në vitin 2017”, deklaroi Jadrovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme