Komiteti i Helsinkit akuzon se forcat policore kanë lejuar hyrje të papenguar të protestuesve në Kuvend, bile edhe të atyre që ishin të maskuar e që kishin me vete edhe gjësende të forta, njofton SHENJA.
Menjëherë pas kësaj, thonë nga Komiteti i Helsinkit, u plagosën disa deputetë, ndërsa në vendet ku kryheshin këto vepra penale nuk është vërejtur prezenca e policisë.
“Komiteti i Helsinkit thekson se përgjegjësia për këtë akt vandalizmi qëndron tek sulmuesit, organizatorët e protestës dhe sidomos tek punonjësit e policisë që ishin të pranishëm dhe tek eprorët e tyre”, thuhet mes tjerash në komunikatë, ku theksohet se në bazë të Ligjit për Polici, përgjegjësia qëndron tek Byroja për siguri publike, që menaxhohet nga Mitko Çavkov.
Komiteti i Helsinkit vlerëson se asnjë vepër nuk mund të bëhet pa urdhrin dhe dijen e Çavkovit, andaj theksojnë se mosveprimi i policëve është produkt i një urdhri të paligjshëm që njëkohësisht paraqet edhe shpërdorim të detyrës. “Për veprime të këtilla, përgjegjësi penale mbartin dhe zyrtarët edhe autorët e krimit”, theksohet në kumtesë.
Komiteti i Helsinkit sqaron se në bazë të Ligjit për Tubime Publike, organizator i protestës dhe policia janë të detyruar që të ndalojnë tubimin publik, nëse vjen deri tek pika ku rrezikohen jetët dhe shëndeti i njerëzve. Në vend të kësaj, theksohet në kumtesë, me mbështetjen e policisë, organizatorët kanë hyrë në parlament dhe publikisht u kanë bërë thirrje protestuesve të tjerë për t’ju bashkuar, gjë që sipas Komitetit të Helsinkit i bën përgjegjës të drejtpërdrejtë për dhunën edhe organizatorët e protestës, së bashku me sulmuesit.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave