Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi bëri të ditur se ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për rastin me Ëmblën.
Procedura nisi me detyrë zyrtare, menjëherë pasi mediat raportuan se 11 vjeçarja Ëmbla ka mbetur e vetme në bankat shkollore për shkak se prindërit e nxënësve të tjerë, nuk kanë dërguar fëmijët e tyre të mësojnë.
Komisioni paralajmëroi se të hënën do të kontrollojë shkollën dhe se do të realizohen kontakte edhe me kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtorin e shkollës.
Për rezultatin e procedurës, nga komisioni thonë se opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente./Telegrafi/
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...