Komisioni për Çështjet e Mandateve do të diskutojë sot për imunitetin e Veljanoskit

10:05 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kërkesa për miratimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanovski, e parashtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale sot do të shqyrtohet nga Komisioni kuvendor për Çështjet e Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e dorëzon kërkesën deri te Komisioni për Çështje të Rregullores të Mandatit dhe Imunitetit me të cilin kryeson deputeti; Pavle Bogoevski.

Për shkak të thirrjes të nenit të gabuar të ligjit, kryetari i Kuvendit Xhaferi sot e ktheu deri te Gjykata Penale kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të ish kryetarit Trajko Velkanovski, që dje pasdite sërish u ridërgua në shtëpinë ligjdhënëse.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Parlamentit.

Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve duhet të vendosë për kërkesën e Gjykatës në seancë plenare. Vendimi për heqjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm o deputetëve.

Përbërja aktuale e deputetëve deri më tani me kërkesë së Gjykatës ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të deputetëve Nikolla Gruevskit, Lupço Dimovskit, Kërsto Mukovskit, Johan Tarçuulovskit, Zhaklina Peshevskës, Luben ASrnaudovit dhe Sasho Vasilesvklit.

Ish kryetari i Kuvendit dhe deputet aktual Trajko Veljanoski, së bashku me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin dje pasdite janë marrë në pyetje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshim për përzierje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme