Komisioni parlamentar për politikë të jashtme i Kuvendit të madh popullor të Turqisë (TBMM) dha dritë të gjelbër që Propozim-ligji për Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO të vendoset në rend të ditës së Parlamentit për ratifikim, njofton Anadolia.
Komisioni mbajti mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit të tij, Volkan Bozkir, i cili është deputet i partisë AK-së në Kuvendin turk.
Në seancën janë shqyrtuar 10 propozim ligje, prej të cilave tetë janë miratuar, mes të cilave edhe Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kryetari i TBMM-së, Mustafa Shentop, gjatë vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut tha se Protokolli për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO për maksimum një muaj do të ratifikohet në seancën e përgjithshme të Kuvendit.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...