Google ADS

Komisioni Maqedoni-Bullgari, nesër do të bisedohet për Goce Dellçevin

20:51 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Dita e parë e takimit të shtatë të Komitetit të Përzier të Ekspertëve Maqedoni-Bullgari të mbajtur në Sofje ishte një diskutim dhe debat konstruktiv dhe korrekt. Anëtarët e Komisionit kanë punuar në shkëmbimin e mëparshëm të ideve për të harmonizuar rekomandimet për librat shkollorë të klasës së shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e gjashtë në Bullgari.

“Ekzistojnë dallime serioze në qasjen dhe të kuptuarit e historisë mesjetare dhe terminologjinë dhe përdorimin e disa termave në tekstet shkollore që i referohen periudhës mesjetare”, konfirmojnë nga Komisioni për AIM-në.

Edhe përkundër ndryshimeve, anëtarët e Komisionit kanë bërë disa vërejtje në lidhje me problemet e përgjithshme që ekzistojnë në librat shkollorë në të dyja vendet dhe kanë pasur mundësinë, siç thonë ata, t’i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë i shqetëson ata.

Kjo, siç thonë nga Komisioni, është shumë e rëndësishme për të mundësuar që të dy palët të zhvillojnë një ndjenjë se si pikëpamjet dhe vlerësojnë të kaluarën./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme