Mendimi i Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve pritet të jepet në fund të vitit, me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Zaevi sot e konfirmoi se kanë kërkuar shtyrje të vendimit të komisionit, i cili duhej të njoftohej më 11 dhe 12 tetor.
“E para, këtë e kërkoi Qeveria si Qeveri. Kërkuam për shkak të kohës së nevojshme për t’i analizuar argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë që do ta presim vlerësimin final. Qëndrimi i të gjithë neve në qeveri është që kur të vijë vlerësimi përfundimtar, të zbatohet, sepse duam të jemi anëtare e BE-së dhe Komisioni i Venecias me qëllim të mirë dhe të drejtë, gjithmonë dhe sipas vlerave evropiane, i jep sugjerimet e tij”, deklaroi Zoran Zaev.
Edhe pse partneri i koalicionit qeveritar BDI, është deklaruar kundër ndryshimit të ligjit, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kujton se vendimi që ligji të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias ka qenë i përbashkët.
Ndryshe, Komisioni i Venecias sipas një version jozyrtar të publikuar në media, ka vlerësuar se në disa fusha Ligji për përdorimin e gjuhëve shkon shumë larg duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publik, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në është veçanti rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore të cilat … do të kishin nevojë për përgatitje shumëvjeçare për t’u zbatuar plotësisht. Nga “Venecia”, jozyrtarisht theksohet se “mosarritja për të siguruar përkthim dhe interpretim të cilin e parashikon ligji gjatë gjithë procedurës përbën një bazë për kthimin e vendimit gjyqësor. Në rrethanat aktuale, nëse Ligji do të zbatohet i plotë, ai do të ngadalësonte ndjeshëm funksionimin e të gjithë sistemit gjyqësor”, theksohet në draft.
Komisioni i Venecias kërkon reduktim të sanksioneve për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...