Në njoftimin e bërë nga Komisioni i BE-së, thuhet se në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është bërë përparim i rëndësishëm në reformat e sundimit të ligjit, transmeton arbresh.info.
Komisioni i Bashkimit Evropian (BE), duke tërhequr vëmendjen se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma të rëndësishme, njoftuan mbështetje për hapjen e procesit të negociatave me dy vendet.
Në njoftimin e bërë nga Komisioni i BE-së, thuhet se në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është bërë përparim i rëndësishëm në reformat e sundimit të ligjit.
Më tutje në njoftim bëhet e ditur se Shqipëria ka përparuar në reformën gjyqësor, procesin e vetingut ndaj gjyqtarëve, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa edhe në sistemin e azilit ka përmirësime.
Ndërsa nga ana e Maqedonisë së Veriut, theksohet se janë hedhur hapa të rëndësishme në pavarësinë gjyqësore, si dhe përmirësime në luftën kundër krimit të organizuar.
“Të dyja vendet janë duke bërë përparim konkret dhe të qëndrueshëm. Për këtë shkak Komisioni, mbështet hapjen e procesit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerim të BE-së, në deklaratën e tij tha se: “Pas ndryshimit në strategjinë tonë të zgjerimit, raportet që kemi përgatitur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tregojnë se punimet për reforma të vendeve janë përshpejtuar. Shpresoj që shtetet anëtare të marrin vendim pozitiv mbi hapjen e negociatave në javët në vijim”./arbresh.info/AA
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...