Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, sot në Bruksel ka realizuar takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në lidhje me rrugën e euro-integrimeve të RMV-së.
Ndërsa në lidhje me mundësinë që në dhjetor, Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, nga Komisioni Evropian thonë se punojnë me përkushtim që kjo të ndodhë.
“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Me padurim presim që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të mbahet. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe tani BE-ja duhet të përmbushë premtimin e saj. Siç theksoi komisioneri i BE-së Varhei të hënën, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ne shpresojmë të shohim përparim të shpejtë në terren”.
“Komisioni do të mbetet në kontakt me të gjitha palët relevante dhe do të vazhdojë të punojë me Presidencën Sllovene për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet e pazgjidhura dypalëshe”, thanë nga KE për TV24.
Ndryshe, për në muajin dhjetor është caktuar mbledhja e radhës e BE-së, në të cilën pritet të merret vendim nëse do të jepet datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...