Propozimi për vendosjen e Komisionit Anketues për punën e Prokurorisë Speciale Publike që nga themelimi i saj deri më 15 shtator të këtij viti ditën e premte do të jetë në seancën plenare para deputetëve.
Sipas burimeve nga Kuvendi, ende nuk dihet se si do të votojë shumica parlamentare, pasi që më herët propozimi i opozitës së OBRM-PDUKM-së u kthye mbrapa për përpunim, për shkak të mangësive.
Deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë e atëhershme e akuzoi se dyshon se në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në dokument kishte nënshkruar sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.
Nga kabineti i Xhaferit nëpërmes një kumtese thanë se lëshimet ishin nga karakteri teknik, gjegjësisht duheshe që prokuroria të shkruhej me emrin e saj të plotë, në vend të Republika e Maqedonisë të shënohet Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe të shkruhet emri dhe mbiemri i kryetarit të kuvendit. /telegrafi
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador