Dy muaj para vendimit për negociatat, eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të zhvillojë takime zyrtare sot dhe nesër në Shkup dhe Tiranë.
Më 16 janar zyrtari i lartë i BE-së viziton Tiranën, ku pritet të japë porositë e fundit për politikën shqiptare para Samitit të Këshillit Evropian, në të cilin vendet anëtarë do të vendosin nëse Shqipëria e meriton apo jo dritën jeshile për hapjen e negociatave.
Pas takimeve me kryeministrin francez dhe ministrin e Jashtëm holandez, Varhelyi do t’i përcjellë krerëve të shtetit shqiptarë rezervat dhe kërkesat që kanë këto dy vende skeptike ndaj Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, zyrtari i lartë i BE-së do të ketë takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gjithashtu eurokomisioneri ka lajmëruar takime edhe me përfaqësuesit e opozitës shqiptare, por pa caktuar nëse do të jetë ajo parlamentare apo PD bashkë me aleatët e saj.
Vizita në Tiranë vjen pas takimeve të eurokomisionerit me përfaqësuesit politikë në Maqedoninë e Veriut.
Në fund të marsit, në mbledhjen e Këshillit Evropian pritet të merret vendimi nga shtetet anëtare të unionit në lidhje me negociatat për Tiranën dhe Shkupin.
Varhelyi pas takimeve politike do të vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe qindra banesa të shkatërruara.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja