Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi nesër do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.
Sipas delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup, Varhelyi do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Oliver Spasovski dhe Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.
Vizita e Komisionerit Varhelyi në rajon do të vazhdojë në Shqipëri ditën tjetër.
Në takimet me shumë mundësi do të diskutojnë për metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Franca dhe rrjedhën e reformave në vend, veçanërisht miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike.
Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas njoftimeve, pritet të miratohet në mars./telegrafi
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!