Google ADS

Komisioneri Hahn sot qëndron në Shkup

07:27 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Komisioneri për zgjerim Johanes Han dhe tre eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll, sot do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Shkup, ku do të kenë takime maratonë me të gjithë krerët e partive politike parlamentare dhe presidentin Gjorge Ivanov.

Takimet fillojnë rreth mesditës dhe përfundojnë në orët e mbrëmjes.

Pavarësisht se nuk dihet mesazhi që do të sjellin përfaqësuesit e BE-së, takimet janë paraparë të mbahen në Kuvend dhe do të fillojnë menjëherë pas takimit koordinues të grupeve parlamentare, për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Han do të takojë, Menduh Thaçin, Bilall Kasamin, Zijadin Selën, Ali Ahmetin,  Zoran Zaevin, Gjorge Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin. Pas të gjitha takimeve do të ketë konferencë për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme