Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni (FOTO)

10:04 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qytetarët që ia kishin mësyrë sot Maqedonisë përmes pikës kufitare në Han të Elezit, janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare.

Edhe pse Policia e Kosovës dhe doganier ishin mobilizuar që ta përballonin fluksin e udhëtarëve, ishe pala maqedonase që nuk i ngutej.

Policia kufitare e Kosovës ka thënë se ata kanë shpejtuar proceduar dhe kanë rritur numrin e personelit, por pala maqedonase nuk kishte bërë të njëjtën gjë, duke shkaktuar radhë të gjatë të pritjes.

Shumë qytetarë ktheheshin sapo shihnin kolonën e gjatë, ndërsa kishte nga ata që sapo kalonin pikën kufitare të Kosovës ktheheshin në menjëherë në territorin e Kosovës, pasi nga pika kufitare e Kosovës deri të ajo maqedone duhej të pritej më shumë se një orë./TetovaSot.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme