Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare Arba Kokalari, ka reaguar për çështjen e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian.
“I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë i dobishëm për të inkurajuar vendet të vijojnë me reformat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe ne këtë duhet të bëjmë, duhet t’i inkurajojmë këto vende të bëjnë më shumë”, thotë ajo.
Kokalari paralajmëron se “nëse BE nuk është e pranishme në rajon atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje. Ne na duhet një Evropë e bashkuar si në Perëndim ashtu edhe në Lindje” shkruan koha.mk
Miratimi i rezolutës, erdhi pas debateve të një dite më parë, kur eurodeputetët, mbështetën zëshëm Tiranën dhe Shkupin dhe kritikuan liderët e BE për vendimet e marra.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?