Google ADS

Kodra e Diellit, vihen në funksion ski liftet

17:00 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Pas problemeve të shumta me ski liftet që dje shënuan fillimin e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, sot situata paraqitet më ndryshe dhe shkon drejtë përmirësimit.

Të gjitha ski liftet janë vënë në funksion me përjashtim të dy ulëses e cila për shkak të erës së fuqishme gjatë ditës së sotme nuk u lëshua në përdorim. Drejtori i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”, Bekim Selmani dështimin e djeshëm e arsyeton me fluksin e madh të përdoruesve të ski liftave që sipas tij ka ndikuar në bllokimin e tyre të përkohshëm.

“Shkaku se kishte fluks të madh të vizitorëve dhe ishte dita e parë e skjimit por edhe koha ishte shumë me erë dhe e keqe vinte deri tek defektet e kohë pas kobshme shkaku i erës. Sot edhe pse dita filloi me mot jo aq të mirë mirëpo ski liftat janë gjithë në rregull dhe nga mëngjesi çdo gjë funksionon sipas planit”. – theksoi Bekim Selmani, drejtor i pikës turistike Kodra e Diellit

Rreth problemeve me ski-liftet në Qendrën turistike Kodra e Diellit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e cila ka kërkuar nga Qeveria që t`i merr ELEM-it të drejtën e menaxhimit me këtë Qendër Turistike.

Qeveria ti marr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, të formojë Këshill Drejtues të përbërë nga tre anëtarë të Qeverisë, tre të komunës së Tetovës dhe tre ekspertë të turizmit dhe nga bordi Drejtues, të zgjidhet drejtori për menaxhimin Kodrës së Diellit. Qeveria të ndaj buxhet për funksionimin e këshillit drejtues dhe bordit që janë me vendime pune të rregullta. Nëse vazhdon ky trajtim i kodrës së Diellit, do organizohemi me banorët e malësisë dhe qytetarët e Tetovës, që të bllokojmë rrugët, kur Kodrën e Diellit do ta vizitojnë qeveritarët apo deputetët e Maqedonisë”. –tha Altrim Mamuti, Aleanca për Shqiptarët

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në FB ka reaguar edhe ish deputeti Izet Zeqiri,

Ku janë premtimet e qeveritarëve se deri në vitin 2015 do të investonin rreth 60-80 milionë euro ne Kodrën E Diellit. Qeveria injoron investimet në qendrën turistike “Kodra e diellit” ajo këtë qendër e ka shkatërruar tërësisht duke u munduar të krijon qendra turistike që nuk ekzistojnë fare. Si p.sh. ndërtimi i Ski qendrës – Vodno (2015-2017), ndërtimi i teleferikut nga kisha Shën Jovan deri te Vodno e Mesme (2017-2018). – u shpreh Izet Zeqiri, ish deputet

Për lënien pas dore dhe mos-përmbushjen e premtimeve për investime milionëshe në Kodrën e Diellit ka reaguar edhe Lëvizja “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nga e cila nuk përjashtojnë mundësinë që ditëve në vijim të organizojnë edhe protesta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme