LSDM dhe VMRO-DPMNE mbajnë të fshehta hollësitë nga grupet e punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Të dyja subjektet nga blloku politik maqedonas nuk tregojnë nëse janë të gatshëm t’i balancojnë njësitë zgjedhore, apo nëse edhe në këto zgjedhje do të shkohet njësitë aktuale zgjedhore.
“Ne presim pëlqim nga grupet e punës pasi ai tekst duhet të vijë me konsensus me qëllim që ta nisim për procedurë parlamentare dhe ta miratojmë para shpërndarjes së Kuvendit”- tha Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.
“Pas arritjes së konsensusit teksti do të vijë në Kuvend, do ta shqyrtojmë dhe procedojmë me tej. Unë nuk jam pjesë e atij grupi punues”- pohoi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-së.
Alsat ka siguruar një dokument përmes të cilit KSHZ-ja ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë për parregullsitë me njësitë zgjedhore. Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski thotë se njësitë duhet balancuar në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së, duke shtuar se në rast mos arritjes së konsensusit, vendi do të shkojë në zgjedhje me njësi zgjedhore që bien në kundërshtim më Kodin Zgjedhor.
“Zgjedhje me disbalancë në numrin e votuesve mes njësive zgjedhore janë mbajtur deri tani. Nuk e shoh për pengesë as tani pasi nëse merret për referencë rezultati i përgjithshëm, kjo nuk paraqet problem. Megjithatë, partive politike në shtet i mbetet për obligim që nëse nuk munden tani, në të ardhëm të merren vesh për këto çështje që të kemi procese zgjedhore më efikase”- deklaroi Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së.
Balancimin e njësive në mënyrë të detajuar e kërkon edhe BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit kërkon që në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së, ndryshime të bëhen në 5 njësi zgjedhore. Sipas propozimit të tyre, që njësitë të jenë të balancuara nevojitet që nga njësia zgjedhore numër 2 të hiqen 11506 votues dhe të shtohen në njësinë numër 3. Në njësinë numër 4 të shtohen 7002 votues, ndërsa nga njësia numër 6 në njësinë numër 5 të shtohen 19420 votues. Aktualisht situata me njësitë zgjedhore më kritike është në njësinë numër 6 e cila kalon pragun për 3,6 për qind, njësia 3 mbetet nën prag prej 2.6 për qind, ndërsa njësia 4 për 1,3 për qind. Në rast balancimi, vendvotime e Komunës së Nagoriçanit të vjetër dhe Gazi Babës shtohen në njësinë 3 ndërsa njësisë katër i shtohen vendvotimet e Komunës së Demir Hisarit. Nga njësia 6 njësisë zgjedhore 5 i shtohen vendvotime e Dibrës dhe Mavrovë-Rostushës. Lidhur me azhurnimin e listës zgjedhore, Alsat mëson se rreth 30 mijë qytetarë të cilët kanë marr letërnjoftime të reja, nuk janë përfshirë në sistemin e MPB-së. Nga ky dikaster duke konfirmuar informacionin, thonë se kjo çështje është zgjidhur dhe se të gjithë qytetarët që janë pajisur me letërnjoftime, janë përfshirë në sistem. Për këtë çështje ka qenë e njoftuar edhe KSHZ-ja./alsat
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...