Google ADS

Kocijançiq: Platforma shqiptare nuk paraqet problem

15:09 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Komisioni Evropian (KE) pret formimin e shpejtë të qeverisë, deklaroi sot Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ashtu siç vazhdimisht kemi folur, ne nuk spekulojmë për formimin e qeverisë dhe programin në IRJ-Maqedoni. Por, ne presim, dhe ajo është rasti i mbajtjes së zgjedhjes, formimin e shpejtë të qeverisë së re, e cila do të ketë koalicion të zgjeruar të mbështetur dhe e cila fuqimisht do të përkushtohet në reformat evropiane dhe zbatimin e të gjitha pjesëve nga marrëveshja e Përzhinos dhe reformave urgjente prioritare. Ky është një pozicion mjaftë i qartë dhe kjo është ajo që presim dhe të cilën me padurim e presim’, deklaroi Kocijançiq.

Ndër të tjera, korrespondenti i AIM-së nga Bruksel thotë se KE-ja nuk e sheh problem të ashtuquajturën platforma shqiptare që e inicoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme