Për referendumin të caktuar më 30 shtator dhe vizitës së disa kryeministrave dhe diplomatëve në Maqedoni, për rrugën drejt BE dhe NATO-s, në intervistë për AIM u përgjigj ambasadorja e Austrisë Renata Kobler, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedoni është para dyerve të BE-së me rekomandimin, por edhe me “detyrat e shtëpisë” të cilat duhen të kryhen.
“Saktësisht, nga viti 1995 vendi im është anëtare e Bashkimit Evropian. Që atëherë shumë punë janë përmirësuar. Kjo është hera e tretë që Austria udhëheq me BE-në. Vendi juaj shkëlqyeshëm lëvizë në atë drejtim dhe asnjëherë s’keni qenë më afër Bashkimit Evropian, Raporti i rekomandimit të Komisionit në prill ishte pozitiv. Këshilli i ministrave në qershor, gjithashtu, dha sinjal pozitiv. Mund të them se bashkëpunimi me vendet fqinjë është përmirësuar shumë. veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, ndërsa është përmirësuar edhe bashkëpunimi me Bullgarinë”, tha Kobler.
Ajo shtoi se tani radhën e ka referendumi dhe se qytetarët e Maqedonisë e meritojnë hapin e ardhshëm me Bashkimin Evropian. Vizitat e sekretarit të NATO-s, kancelarit të Austrisë, Sebastian Krutz dhe kancelares Angela Merkel, donë të thotë se e gjithë mbështetja shkon krah për krah me të gjitha reformat që duhen të bëhen.
Ajo gjithashtu tha se është shumë optimiste për këtë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës