Nismëtari i bashkimit të partive opozitare shqiptare Ziadin Sela në mesditë numëroi minutat e fundit nga afati 48 orësh.
Por, ndonëse nuk mori përgjigje as nga Lëvizja Besa e as nga Alternativa, kreu i Aleancës për Shqiptarët thotë se do të kenë durimin deri në arritjen e një koalicioni të fuqishëm.
Ai tha se do të bëj çmos që vota shqiptare të unifikohet përmes një koalicioni parazgjedhor.
“Nuk do të lejojmë që këtë proces ta keqpërdorin njerëz, të cilët këtë qëllim të mirë të ASH-së duan ta shndërrojnë në armë kundër Aleancës, në mënyrë që brenda për brenda votuesve të fusin dyshime se pa këtë apo pa atë nuk arrihet fitore. Fitoren ka kohë që e kanë arritur shqiptarët dhe ndryshimin do t’ia arrijmë më 12 prill sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që 18 vite jetojmë në një monizëm politik dhe mungesa e ndryshimit sjell vrasjen e shpresës, që është një nga elementet që njerëzit po ikin”-tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela tha që nga koalicioni i 2017-ës me Lëvizjen Besa kur ishte një parti, kanë pasur ujdinë që edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë së bashku. Ai iu bënë thirrje për të mbajtur fjalën.
Nga Lëvizja Besa shprehin gatishmërinë për tu ulur dhe biseduar për një koalicioni trepalësh.
“Ne kemi vendim të Kryesisë Qendrore ku pranojmë koalicionin trepalësh dhe momentin që nga nismëtari do kemi ftesë për takim do jemi prezent ne atë takim.”-thonë nga Lëvizja Besa.
Ndërsa, nga partia Alternativa thanë se nuk përjashtojnë, por as nuk përfshijnë mundësi koalicioni.
“Ne jemi të gatshëm për një koalicion, i cili e kthen shpresën e ndryshimit edhe në Maqedoni. Ne kemi zhvilluar bisedime për arritjen e një koalicioni me ASH dhe ato bisedime vazhdojnë. Alternativa nuk i ka dhëne vetes as atribute përjashtuese e as kushtëzuese, por edhe as atribute përfshirëse. Alternativa nuk mendon se koalicionet janë temë e aritmetikës, por ato janë lëndë e mirëbesimit, parimeve dhe programeve politike, që mund të konvergjojnë në bashkëpunim”-thonë nga Alternativa.
Këto tri partitë opozitare shqiptare, aktualisht kanë 8 deputetë në këtë përbërje parlamentare. Të gjitha shprehen të hapura për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit./alsat
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?