Zgjimi i fantazmave nga e kaluara, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve, është një ide e rrezikshme dhe nuk duhet të vihet në tryezë, u tha sot në Shkup zëvendës ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Martin Klus.
Klus tha se Sllovakia mendon që Maqedonia e Veriut dhe dhe Shqipërisë duhet të nisin së bashku negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ne besojmë se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të fillojnë negociatat së bashku, kështu që është më e lehtë për të dy vendet, por edhe më e lehtë për ne. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ne që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat nuk janë vetëm pozitive, natyrisht.
Jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, të dy do të bëhen anëtare të BE shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki”, tha mes tjerash Klus.
Rutte konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi:...
Sopi gjatë dëshmisë në Hagë, Thaçin e quan hero të gjallë
Sara: Shumica e njerëzve janë me dikë se kanë frikë të rrinë...
‘Gardiani’ i Lillës në ‘radarin’ e Barcelonës
Inteligjenca Artificiale, si po na ndryshon mënyrën si mendo...
Veliaj inspekton punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-v...