Klinika për Neurokirurgji deri në mes të majit do të pranojë vetëm raste urgjente

14:18 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup e cila është e vetmja në shtet ku mund të kryhen operacione neurokirurgjike, deri në mesin e muajit maj do të rikonstruohet, me çka do të zvogëlohet kapaciteti i pranimit të pacientëve.

Në muajin shkurt u njoftuar se Klinika për Neurokirurgji do të rikonstruohet tërësisht në Departamentin për mjekim intensiv dhe Departamentin për mjekim spitalor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftim thuhet se gjatë kësaj periudhe në këtë institucion shëndetësor do të pranohen vetëm rastet urgjente./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme