Ambasadori gjerman në BE, përsëriti qëndrimin se fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë ndër prioritetet kryesore të kryesimit gjerman, por theksoi se edhe “disa vende anëtare” kanë paralajmëruar se zgjedhjet do të ndikojnë në qëndrimin e tyre.
Ambasadori Michael Klaus, siç raportojnë nga AIM, sot prezantoi programin e kryesimit gjerman që fillon më 1 qershor dhe që jozyrtarisht do të quhet ‘Kryesimi Corona”, duke marrë parasysh se në gjashtë muajt e ardhshëm në BE do të dominojë kriza e Covid-19 dhe pasojat e saja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjermania duhet të vazhdojë të insistojë në zgjerimin e BE-së dhe në kontekst hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë faktor kyç në politikën e zgjerimit”, deklaroi Klaus duke paralajmëruar se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të kenë roli e vet.
“Duhet t’i shohim qëndrimet e vendeve anëtare, por nuk mund të përmend emra, por kur më pyesni për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nëse do të ndikojnë apo jo, dëgjojmë nga disa vende anëtare so do të ndikojnë në vendimin e tyre”, tha Klaus.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist