Kjo e “zezë” i ndodhi djalit nga Maqedonia: Vjehrra dashurohet në të, pastaj ia prish letrat

00:54 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Para Gjykatës së rrethit në Winterthur të Zvicrës ka përfunduar një proces i ndërlikuar gjyqësor, në të cilin një shtetas maqedonas ishte akuzuar për dhunë seksuale.

 

Bashkëshortja e tij e akuzonte se e ka dhunuar, ndërsa ngjarjen me nënën e saj e ka shpifur. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se ka qenë viktimë e vjehrrës, e cila ka tentuar ta joshë.

Para gjykatëses ka qëndruar një burrë 30-vjeçar maqedonas, i cili e ka rrëfyer versionin e vet të ngjarjes, e cila e kishte sjellë pasditen e së martës në Gjykatën e rrethit në Winterthur. Ngjarja kishte filluar gjatë një mbrëmje kur ishte takuar me bashkëshorten e vet.

Pasuan vite të lumtur, ai u vendos te ajo dhe familja e saj. Më 30 janar 2015 u martuan, ndërsa më 6 qershor 2016 u ndanë pasi bashkëshortja ju besoi intrigave të nënës së saj.

“Gjithçka filloi kur bashkëshortja filloi punën në ndërrimin e natës“, ka pohuar bashkëshorti maqedonas në protokolin gjyqësor. “Vjehrra ime erdhi e zhveshur në dhomën time dhe filloi të më ledhatojë“. Një veprim të tillë ai e kishte refuzuar dhe ky refuzim ka qenë shkaku i hidhërimit të saj.

Ajo ka tentuar përsëri duke e kërcënuar se do ta ndajë nga bashkëshortja dhe do të dëbohet në Maqedoni. „Që të dy qëllimeve ia arriti“, ka vazhduar i akuzuari. Vjehrra e nxiti vajzën ndaj tij derisa ajo e paditi. Ajo i besoi nënës se kinse ai e kishte tradhëtuar duke u ndarë nga bashkëshorti. Përpos kësaj, ajo e kishte paditur se bashkëshorti e ka keqtrajtuar dhe dhunuar.

“Asgjë nuk është e vërtetë nga e gjithë kjo“, ka deklaruar maqedonasi, pasi të njëjtën gjë e kishte kundërshtuar edhe në polici. Ai ka ardhur nga Maqedonia enkas për këtë seancë gjyqësore dhe do të mund të punonte sërish te dy punëdhënsit e mëparshëm në Zvicër, shkruan “Landbote“, përcjellë “Shtegu.com“. Por, më 1 shkurt ai ishte dëbuar nga Zvicra pas akuzave të ngritura nga bashkëshortja.

Pas shumë negociatave gjyqësore, gjykatësja ka njoftuar lidhur me kërkesën e Prokurorisë e cila ka kërkuar dënim prej 600 frangash zvicerane dhe gjobë prej 1.800 frangash. Nga ana tjetër, gruaja ka kërkuar dëmshpërblim prej 500 frangash dhe mbulimin e shpenzimeve juridike. “Ju lutem, më lejoni sërsih të punoj në Zvicër“, ka kërkuar maqedonasi, pasi nuk e ka idenë se si mund t`i paguajë të gjitha këto shpenzime, kur ai është i paunë në Maqedoni. Ndonjëherë i ka shkuar mendja edhe të bëjë vetëvrasje.

Pas një pauze të shkurtër, Gjykata e shqiptoi edhe vendimin e saj: Shtetasi maqedonas lirohet nga çdo akuzë. Gjykata i merr përsipër shpenzimet gjyqësore dhe ia mbulon maqedonasit shpenzimet e rrugës në një shumë prej 500 frangash, duke i refuzuar bashkëshortes dëmshpërblimin.

“A do të thotë kjo se unë sërsih guxoj të punoj këtu“, ka parashtruar pyetjen shtetasi maqedonas. Me lot në sy, ai njoftohet se Zyrës zvicerane të migrimit do t`i dërgohet njoftim me shkrim dhe ai do të duhet të paraqitet në këtë ent. Procesi i azilit rrjedhë ndaras nga ai gjyqësor. Gjykata e ka shqiptuar këtë vendim pasi nuk ka mundur të gjejë argumente të forta për akuzat ndaj shtetasit maqedonas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme