Kjo është Qeveria e re e Maqedonisë, me nëntë ministra shqiptarë

08:40 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë tani ka përbërje të re! Pas gjashtë muajve antagonizmave dhe krizës së thellë institucionale dhe politike, partitë pjesmarrëse në qeveri (LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët) kanë prezentuar propozimet e tyre për ministra.

Shqiptarët përfaqësohen me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikaster, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa resor i propozuar nga LSDM-ja, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më poshtë e keni listën e tërë të ministrave të propozuar nga organet e partive.

Kryeministër: Zoran Zaev

Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika

Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani

Ministër i mbrojtjes: Radmila Sheqerinska

Ministër i punëve të jashtme: Nikolla Dimitrov

Ministër i punëve të brendshme: Oliver Spasovski

Ministër i shëndetësisë: Arben Taravari

Ministër i financave: Dragan Tevdovski

Ministër i ekonomisë: Kreshnik Bekteshi

Ministër i drejtësisë: Bylen Saliu

Ministër i arsimit dhe shkencës: Renata Deskoska

Ministër i punës dhe politikës sociale: Mila Carovska

Ministër i transportit dhe lidhjeve: Goran Sugarevski

Ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë: Sadulla Duraku

Ministër i pushtetit lokal: Suhejl Fazliu

Ministër i kulturës, rinisë dhe sportit: Robert Alagjozovski

Ministër i bujqësisë: Lupço Nikolovski

Ministër i shoqërisë informative dhe administratë: Damjan Mançevski

Ministër pa resor: Ramiz Merko

Ministër pa resor: Edmond Ademi

Ministër pa resor: Koço Angjushev

Ministër pa resor: Robert Popovski

Ministër pa resor: Adnan Qahil

Ministër pa resor: Samka Ibrahimovski

Ministër pa resor: Zoran Shapuriq

Ministër pa resor: Zorica Apostolovska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme