Muhamed Zekiri është deputet i LSDM-së i cili më herët ka punuar si gazetar në disa shtëpi informative. Gjithashtu, ai ka qenë kryeredaktor i Alsat-M e pastaj ka punuar në TV Shenja si redaktor.
Në LSDM ishte njëri ndër të parët shqiptarë që janë inkuadruar në parti që deri shpejt njihej si parti maqedonase. Kështu, ai ka thyer një tabu ku ishte si rregull e pa shkruar që shqiptarët të veprojnë në kampusin e partive maqedonase.
Telegrafi Maqedoni vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të sakta.
Muhamed Zekiri ka këtë pasuri:Shtëpi prej 600 metër katror në Shkup, që e ka regjistruar si pasuri të përbashkët me familjen. Kjo shtëpi, sipas Zekirit ka vlerë prej 3.813.000 denarë apo 62.000 euro
-Ka dy banesa në Shkup. Të dyjat gjithësejt ka 125 metër katrorë, ku njëra është 81 m2 ndërsa 44 m2. Vlera e të dyjave bashkë është: 3.505.550 denarë apo 57.000 euro.
-Ka tre vetura BMW të cilat janë blerë me marrëveshje për shitblerje. Bëhet fjalë për:BMW tip X5 e vitit 2009,BMW tip 730D e vitit 2004,BMW tip 730 D e vitit 2010.
Zekiri tani është deputet në Kuvendin e Maqedonisë me të ardhura mujore prej 1300 eurove si deputet, pa mos llogaritur këtu pjesmarrjen nëpër komisionet parlamentare dhe në udhëtimet zyrtare.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...