Hoyt Brian Yee, zёvendёs-ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropë dhe Euro-Azi do tё vizitojë Maqedonisë mё 30 prill dhe 1 maj 2017.
Kështu njofton Telegrafi në Maqedoni, sipas një njoftimi që kanë pranuar nga ambasada amerikane atje.
Në njoftim thuhet se Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik.
Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalëshe dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.
Yee në një deklaratë për media do të dalë të hënën pasdite.
Yee do të jetë në Maqedoni vetëm tri ditë pas sulmit që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, pak kohë pasi në krye të këtij institucioni u zgjodh shqiptari Talat Xhaferi.
Ndërsa mediat në Kosovë kanë shkruar se Yee, do ta vizitojë edhe Kosovën, por akoma kjo nuk është bërë e ditur zyrtarisht.
Ai në Kosovë do të qëndrojë vjen pikërisht në javën kur pritet që në Kuvend të votohet Demarkacioni.
Për këtë çështje Yee ditë më parë ka folur në telefon më kryeministrin Isa Mustafa dhe me kryekuvendarin kadri Veseli, ku ju ka bërë thirrje që Demarkacioni sa më shpejtë të procedohet në Kuvend.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra