Nëpunësit e policisë kufitare të Bosnjë e Hercegovinës në vendkalimin kufitar Raçë me Serbinë gjatë kontrollit të rregullt në të shtetasve të huaj për hyrje në vend i kanë zbuluar pesë PCR teste të falsifikuara për koronavirus, njofton korrespondenti i AIM-s nga Beogradi.
Në kumtesën e policisë kufitare të Bosnjës dhe Hercegovinës thuhet se PCR testet e rrejshme janë zbuluar dje tek katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kinez, për çka është informuar edhe prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë.
“Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se është kryer vepër penale falsifikim i dokumenteve”, prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë u informua për ngjarjet, dhe me urdhër të prokurorisë lëndët u janë dorëzuar nëpunësve të policisë kufitare të Raçës.
Gjatë periudhës së kaluar, nga shtatori 2020 deri më 31 mars 2021, policët e policisë kufitare të BeH-së i zbuluan më shumë se 80-të PCR teste të falsifikuara të koronavirusit.
Më së shumti teste të falsifikuara sipas policisë kufitare të BeH-së kanë pasur qytetarët e Turqisë, Kinës, Maqedonisë së Veriut, Gjermanisë dhe Sllovenisë.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...