Mjekët kroatë për herë të parë ia kanë dalë me sukses që të ndajnë binjaket siameze, të cilat ishin të lidhur me organet e stomakut dhe mëlçinë.
Operacioni është kryer nga mjekët e Zagrebit dhe kjo është hera e parë që në Kroaci kryhet një veprim i tillë, shkruajnë mediat kroate, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësi i Neonatologjisë dhe Mjekësisë Intensive Neonatale Rose Grizelj tha se problemi ishte fakti që foshnjat ishin të parakohshme dhe kishin qarkullim të pabalancuar, gjë që shkaktoi që njëri nga binjakët të kishte presion të lartë të gjakut dhe tjetri presion të ulët.
Ky është rasti i dytë në botë që binjakët që janë të lidhur me mëlçinë dhe me çrregullime, ia dalin të mbijetojnë.
Të dy vajzat binjake i kanë mbijetuar operacionit./arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...