Google ADS

Kiracovski: Jemi të vendosur të avancojmë dhe mbrojmë të drejtat e punëtorëve

12:52 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroi Ditën ndërkombëtare të punës, 1 majin.

Kiracovski thotë se dita e sotme është ditë e guximit dhe vendosmërisë në luftën e avancimit të të drejtave të punëtorëve dhe se përparimi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me punëtorë të motivuar dhe të respektuar që janë të sigurt në vendet e tyre të punës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne si parti socialdemokrate jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte për zhvillim, përparim dhe mundësi të barabartë për gjithë, jemi të vendosur të mbrojmë dhe avancojmë të drejtat e punëtorëve”, thotë Kiracovski duke shtuar se vetëm me punëtorë të motivuar, të mbrojtur dhe të kënaqur ndërmarrjet mund ta çojnë ekonominë përpara.

Ai tha se do të vazhdojnë të zgjedhin problemet, që të tejkalohen sfidat në sigurimin e kushteve cilësore për jetë dhe punë për të gjithë qytetarët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme