Kim Mehmeti: Opozita shqiptare ia ka borxh popullit ta ngrejë zërin kundër LSDM-së

19:12 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Në një intervistë dhënë për televizionin maqedonas sonte(e diel) në “Kanal 5”, shkrimtari Kim Mehmeti ka thënë se zgjedhjet e porsapërfunduara vendore kanë dëshmuar se Maqedonia ishte dhe ka mbetur pronë e partive në pushtet, e jo e qytetarëve dhe se, edhe Zaevi sot, njësoj si Gruevski deri dje, interesin e shtetit e barazon me atë të partisë që ai drejton, LSDM-së.

Sipas tij, edhe në këtë zgjedhje, partitë në pushtet – LSDM-ja dhe BDI-ja – kishin në duar tërë potencialin shtetërorë për t’i luftuar partitë opozitare.

“Sido që të përfundojnë këto zgjedhje vendore, partitë opozitare shqiptare, ia kanë për borxh popullit që fuqishëm ta ngrenë zërin kundër LSDM-së, e cila e ndihmuar nga dega e deridjeshme shqiptare e VMRODPMNE’së – BDI’ja, e të cilën sot e ka nën kontroll Zaevi, është duke e kriminalizuar shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Partitë opozitare shqiptare gjithashtu duhet t’i tregojnë drejtuesit të LSDM’së se, nëse shteti multietnik u ndërtuake nëpërmjet nëntokës dhe krimit shumetnik, atëherë Zaevi mirë bënë që është duke e përmbyllur procesin vëllazërues të grupeve shumetnike krimogjene dhe partiake”, ka thënë Kim Mehmeti.

Mehmeti ka pohuar se kryetari i LSDM-së është në të drejtën e tij të besojë se shqiptarë të vetëm shtet formues janë “sejdo bajramoviqat” e tij, por ne të tjerët duhet t’i dëshmojmë se i njohim vlerat tona të vërteta, e të cilat nuk mund të na i përcaktojnë as ‘gruevistët’ as ‘zaevistët’.

Të cilët jo njëherë, thotë Kim Mhemeti, kanë treguar se më shumë e parapëlqejnë hajdutin shqiptarët në krye të komunës, se sa të ndërgjegjshmin dhe të përgjegjshmin.

“Në Maqedoni, çdo gjë ndryshon, por jo edhe mendësia politike se shteti është pronë e partive në pushtet,”- ka thënë shkrimtari ynë Kim Mehmeti sonte (e diel), për televizionin maqedonas, “Kanla5”. Duke i vlerësuar zgjedhjet e porsapërfunduara, Kim Mehmeti ka pohuar se “edhe në këto zgjedhje vendore, partia maqedonase në pushtet, se bashku me degën e saj shqiptare- BDI’në, kishin pas vetes tërë potencialin shtetëror, që nga njësite policore ‘alfa’ e deri te ‘omegat’ politike”.

“Dhe ky potencial – posaçërisht ai policor – siç është bërë tani më traditë, më së shumti u përdorë nëpër vendbanimet shqiptare. Kështu që, njësoj si VMRO-DPMNE’ja e deridjeshme në pushtet, edhe LSDM’ja e sotmja, ua dorëzoi vasalëve të vet shqiptarë tërë potencialin policorë, që të bëjnë trysni mbi shqiptarët.

E që do të thotë se Maqedonia vazhdon të drejtohet sipas parimit se për shterin është i mirë “vetëm shqiptari i vdekur”, ndërkaq për pushtetin është i përdorshëm vetëm shqiptari i kriminalizuar dhe i korruptuar,”- ka thënë Kim Mehmeti.

Kim Mehmeti ka pohuar se gjatë fushatës parazgjedhore, disa herë ka qenë në Tetovë, ku ka pas ‘nderin’ që çdoherë ta përcjellin makina me xhama të errët.

“ Kur pyesja se të kujt janë këto makina, disa më thoshin se janë të njësitit policor ‘alfa’, e të tjerët se janë të ‘omegave’ muskulore të degës shqiptare të partisë maqedonase në pushtet – të BDI’së. Sido qoftë flas për atë që e kamë parë me sy.

E me sy kam parë karakterin dhunues të partive ne pushtet si dhe atë se janë harxhuar thasë me para për të blerë vota. Për çka nuk ka si ta shmang pyetjen logjike: çfarë dobie do ketë ky popull nga ata që blejnë vota, kur blerësit e tillë, të parën që do bëjnë nëse do marrin në duar komunën, do e kthejnë investimin që kanë bërë. Kështu që, kandidatëve të partisë shqiptare nuk do u mjaftojnë as katër vite hajdutëri, për t’i kthyer parat e harxhuar për blerjen e votave”, ka thënë Kim Mehmeti. /Almakos

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme