Publicisti Kim Mehmeti ka thënë se shqiptarët në Kosova, Shqipëri dhe Maqedoni kanë të përbashkët partitë politike që janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato.
Ja postimi i plotë i Mehmetit në facebook:
“Po, Shqipëria ka filluar t’i ngjajë një plantashi të kanabisit, që mbijeton nga paratë e drogës, Kosova është bërë vend ku të rinjtë presin radhë për të shtegtuar në Perëndim dhe ushqehet me paratë e mërgatës, shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të hanë bukën e vet, si me qenë në shtëpi të huaj! Por megjithatë, ka diçka që i bënë të njëjta të gjitha ‘Shipëritë’ tona: partitë politike në to janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato! Kuptohet, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!”.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...