Ka filluar evakuimi i shtetasve dhe diplomatëve të Maqedonisë së Veriut në Ukrainë. Diplomatët tanë janë pjesë e korridorit të evakuimit të shtetasve të huaj, ndërsa strehimi i tyre fillestar do të jetë Moldavia dhe Polonia. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se nuk ka numër të saktë të shtetasve që po evakuohen nga Ukraina, kjo për shkak se familjarët e diplomatëve janë tërhequr para se të fillojë agresioni.
“Edhe vëzhguesit në kuadër të misionit të posaçëm për monitorim të OSBE-së diku 30 i kemi shtetas tanë. Gjatë ditës së sotme një grup është nisur për në Moldavi, një grup për në Poloni. Grupi i cili është nisur për në Moldavi ka marrë edhe një familje e cila rastësisht është gjendur aty afër e që janë shtetas tanë dhe bashkë me ta dalin edhe shtetasit tjerë që i kemi në disa qytete, disa prej tyre janë të martuar me shtetas të Ukrainës, që janë lidhur me familje atje u kemi ofruar edhe atyre që me familjet e tyre të mund të vijnë në Maqedoninë e Veriut dhe të strehohen këtu. Por për shkak të këtyre vështirësive bëjmë përpjekje që edhe ata ti strehojmë”, tha ai.
Para evakuimit ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kiev Krum Efremov i ka shkruar ministrit të jashtëm dhe ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në strehimoren e ambasadës. Efremov ka theksuar se natën e kanë kaluar nëpër karrige për shkak se gjatë gjithë natën ka pasur të shtëna nga të gjitha llojet e armëve. /Alsat.mk/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?