Qeveria në seancën e djeshme miratoi vendimin për përcaktimin e periudhës së dhënies me qira të tokës ndërtimore në Zonën industriale zhvillimore Shkupi 1 dhe vlerën e shumës, me projekt-marrëveshje për dhënie afatgjate të tokës ndërtimore me Shoqërinë për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime BAUMER ShPKNJ Shkup, kompania amë e së cilës është Baumer Holding Ag nga Zvicra.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e 62-të shqyrtoi dhe miratoi Raportin e gjysmëvjetorit për vlerën e numrit të kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), struktura sipas bankave pjesëmarrëse, si dhe gjendja e saldos, dhe autorizoi Dragan Tevdovskin, ministrin e Financave, me Bankën e Maqedonisë për Përkrahje dhe Zhvillim ShA Shkup ( BMPZh) të nënshkruaj Aneks për Marrëveshjen për administrimin me Fondin e Posaçëm Kreditor nr,51-442/1 nga 21.01.2011 të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe BMPZh-së.
Me Ankes Marrëveshjen të kontraktuar me BMPZh-në do të zvogëlohet shkalla e interesit me bankat pjesëmarrëse prej 3% fiks në nivel vjetor dhe 2% fiks në nivel vjetor, do të zvogëlohet shkalla e interesit për shfrytëzuesit final deri më 8% në nivel vjetor dhe deri 5% në nivel vjetor, do të rritet afati maksimal me pagesën e kredive nga 8 deri në 10 vjet dhe do të mundësohet lançimi i kredive të destinuara dhe vetëm për mjetet në qarkullim me afat të pagesës deri më 3 vjet me grejs periudhë të përfshirë deri më 6 muaj dhe me këtë do të sigurohet përkrahje më e madhe e zhvillimit nga ana e Bankës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për tejkalimin e problemit me hapësirat e zyrave dhe depon e Arkivit Shtetëror, dhe pas konsultimeve dhe analizave të shumta në terren, solli propozim- vendim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, të cilët parashohin ndërtimin e objektit të ri të Arkivit Shtetëror. Qeveria obligoi Arkivin Shtetëror, deri në realizimin përfundimtar të kësaj zgjidhjeje, të ngrejë procedurë për sanim dhe parandalim të rrjedhjes së ujit atmosferik në objektin ekzistues në Kejin Dimitar Vllahov.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin në raport me sjelljen e Strategjisë Nacionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ( NVM) 2018-2023, me Propozim strategjinë dhe planin e veprimit. Strategjia e NVM-së definon kornizën për bashkëpunim ndërmjet faktorëve të sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile me qëllim të përkrahjes të zhvillimit të NVM-së dhe inovacionit në drejtim të rritjes të konkurrencës së tyre.
Objektivat e strategjisë janë të krijohen ambient i përshtatshëm i duhur në të cilin do të nxitet sipërmarrja dhe investimet, që t’iu ndihmohet NVM-së të bëhen pjesëmarrëse më produktive dhe më konkurruese në tregun evropian dhe në tregjet e tjera evropiane dhe të nxitet konkurrenca ekonomike në Maqedoni, nëpërmjet rritjes së kapacitetit sipërmarrës dhe kapacitetit ripërtëritës të NVM-së.
Strategjia e NVM-së është hartuar në përputhje me Aktin për ndërmarrje të vogla ( ANM) të Bashkimit Evropian.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria dje aprovoi tekstin e Projektligjit për të huaj, me të cilin bëhet harmonizimi i legjislacionit evropian në fushën e migracionit, përkatësisht kushtet për hyrje, vizat, miratimi i qëndrimit dhe depërtimi i të huajit me qëndrim ilegal.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për tekstin e ri të reviduar të Planit të veprimit për vendosjen e mekanizmave të jashtëm për kontroll mbi punën e personave me autorizim policor dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve,me të cilin definohen aktivitet kryesore për vendosjen e mekanizmave të jashtëm, institucionet kompetente dhe afatet kohore për implementimin e tyre, vlerësimi i mjeteve financiare të nevojshme dhe sigurimi i tyre në buxhetin e institucioneve përkatëse.
Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, dje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozim-vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë të marrin pjesë në aksionet operative “Përkrahje e vendosur”, në Afganistan, dhe “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ministria e Shëndetësisë në seancën e djeshme informoi për organizimin e takimit të 39-të të Bordit të Fondit Global në Shkup, i cili duhet të mbahet nga 9 deri më 10 maj të vitit 2018, si dhe për organizimin e takimit të ministrave të vendeve nga Evropa Juglindore në temën “Përgjigje e qëndrueshme për HIV dhe tuberkulozë” më 7 maj të këtij viti.
Në këtë seancë Qeveria miratoi propozim vendimin që Manastirin Shën Andrea-Matka, në Komunën e Sarajit, ndërtuar në 1388 – 1389 ta shpall trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, me nënkategorinë rëndësi të madhe.
Në seancën e djeshme Qeveria shkarkoi Mite Kostadinovin nga funksioni kryetar i Bordit Drejtues të ShA Ujësjellësi i Republikës së Maqedonisë, kurse Muamet Hoxha u emërua zëdhënës i dytë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./Telegrafi
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...