Google ADS

Këto janë të rejat e fundit në lidhje me kontestin e emrit të Maqedonisë

13:54 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Maqedonia dhe Greqia janë duke e përfunduar kontestin 27 vjeçar dhe si duket kjo do të rezultojë me një marrëveshje mes kryeministrave të të dy vendeve.

Deutsche Welle ka sjellë detaje nga kjo marrëveshje dhe hapat e ardhshëm që të dy palët të përfundojnë dhe të nënshkruajnë marrëveshjen.

Republika Severna Makedonija (Republic of North Macedonia, përkthim nga anglishtja) është zgjidhje mes palëve. Në shqip, do të duhet të quhet Republika Veriore e Maqedonisë. Ky emër është për përdorim gjithëpërfshirës.

Dy çështjet problematike, deri tani që kanë qenë të diskutuara mes palëve janë duke u zgjidhur dhe ata janë:
-Heqja prej Kushtetutës së Maqedonisë pjesën ku thuhet: mbrojtje e pakicave maqedonase jashtë kufinjëve të Maqedonisë.
-Komision i përbashkët do të sjell vendim për mbrojtje të brendeve dhe identitetin komercial të Maqedonisë për vendet e jashtme.

-”Gjuha maqedone” do të jetë me fusnotë spjeguese ku do të jetë e potencuar se bëhet fjalë për gjuhë sllave.

-Nënshtetësia do të rregullohet gjithashtu me spjegim se termi ”E Maqedonisë” nuk do të ketë asnjë lidhje me civilizimin antik grek.

Hapat e ardhshëm duhet të jenë në dorë të Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Nëse presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkruar vendimin e parë të Kuvendit, që është paralajmëruar nga kreu i shtetit, atëherë do të shkohet në votim të dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas kësaj, Qeveria greke do të duhet që të nis letër konfirmuese në BE dhe NATO për të nisur marrëveshjet dhe bisedimet për Maqedonninë, për anëtarësim.

Gjithashtu, në Këshillin e ministrave në BE dhe Samitin e NATO-s në korrik, Greqia do të kërkojë zgjerim të anëtarësimit, me prioritet që të jetë shteti i Maqedonisë. Sipas kësaj, më 11 korrik në Bruksel, Republika Veriore e Maqedonisë do të merr ftesë për në NATO.

Zaev duhet të informojë 190 shtetet e OKB që në të ardhmen Maqedonia të emërohet Republika Veriore e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën korrik-tetor në Maqedoni duhet të mbahet referendum dhe nëse i njejti është pozitiv atëherë Maqedonia do të duhet të rishikojë edhe një herë Kushtetutën. Nëse rezultati është negativ, shteti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas të gjithë këtyre, Greqia duhet ta ratifikojë marrëveshjen në Kuvendin grek. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme