Këto janë rezultatet përfundimtare në 21 komunat në zgjedhjet lokale në Maqedoni

00:37 | 1 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në 21 komuna nga gjithsej 44 janë numëruar votat në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas KSHZ-së, në Haraçinë ka fituar BDI me 50.75% të votave, kundrejt Milikije Halimit nga LSDM e cila fitoi 47.82% të votave.Në Bogovinë ka fituar Besnik Emshi nga BDI i cili fitoi 62.29% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij i

ASH-AA, Albin Xhemaili ka fituar 36.36% të votave.

Në Vasilevë Slave Andonov nga OBRM-PDUKM ka 49.22 të votave, ndërsa Marjan Janev nga LSDM ka 48.84% të votave.

Në Vevçani OBRM-PDUKM ka 50.41% të votave, ndërsa Sasho Jankoski nga LSDM fitoi 46.88% të votave.

Në Gjevgjeli Andon Saramandov nga OBRM-PDUKM ka 56.88% të votave, ndërsa Sashko Pockov nga LSDM ka 38.67 të vitave.

Në Debarcë, Zoran Nogaçeski nga OBRM-PDUK ka 52.81% të votave, ndërsa Igor Krcoski nga LSDM ka 44.74% të votave.

Në Demir Kapi LSDM ka 49.93% të votave, ndërsa Andon Donev nga OBRM-PDUKM ka 48.47 të votave.

Në Demir Hisar OBRM-PDUKM me Nikolla Najdovski ka 49.75% të votave, ndërsa Stevçe Mitreski nga LSDM ka 46.76%.

Në Zelenikovë, Kosta Manevski nga OBRM-PDUKM ka 51.64% të votave, ndërsa Borçe Gievski nga LSDM ka 46.26% të votave.

Në Konçe, Zllatko Ristov nga OBRM-PDUKM ka 49.93% të votave, ndërsa Bllagoj Iliev nga LSDM ka 48.89% të votave.

Në Kratovë OBRM-PDUKM ka fituar 59.92% të votave kundrejt Bllatko Bojkovski nga LSDm me 36.34%.

Në Lozovë, Boshko Cvetkovski nga OBRM-PDUKM ka 49.94% të votave, ndërsa Aco Vellkovski nga LSDM ka 47.45%.

Në Novo Sello, Gjorge Bozhinov OBRM-PDUKM me Gjorgje Bozhinov nga 51.05% të votave, kundrejt Zvonko Angellov nga LSDM me 47.06% të votave.

Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski nga OBRM-PDUKM ka 51.20% të votave, ndërsa Sllavço Pandurski nga LSDM ka 45.98% të votave.

Në Rakonvecë, OBRM-PDUKM ka 51.54% me Borçe Spasovskin, ndërsa LSDM me Daniell Krstevskin nga LSDM ka 46.45% të votave.

Në Rosoman, Stojan Nikollov nga LSDM ka 53.65% të votave, ndërsa Tihomir Nikollov nga OBRM-PDUKM ka 44.31% të votave.

Në Staro Nagoriçane, Zhaklina Jovanvoska nga LSDM ka 55.49% të votave, ndërsa Vlaste Dimkoviq nga TMRO 44.98% të votave.

Në Studeniçan, Azem Sadiku nga PDSH ka fituar 49.73% të votave, ndërsa Ejup Abazi nga BDI 49.02% të votave.

Në Tearc, Nuhi Neziri nga BDI fitoi 55.86% të votave para Nazim taiti nga ASH me 42.39%.

Në Çashkë, LSDM me Goran Stojanovskin fitoi me 56.07% të votave, ndërsa Suat Shaqirov nga BDi ka 41.78%.

Në Çuçer Sandevë Sashko Komenkoviq nga LSDM ka 50.73%, ndërsa Jovan Pejkovski si i pavarur ka 46.78%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme