Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka postuar një fotografi të pjesëtarëve të ARM-së, të cilët ndihmuan në shpëtimin e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
“Këta janë pjesëtarët e ushtrisë tonë që së bashku me ekipet turke e shpëtuan Sulejmanin e vogël nga rrënojat pas tërmeteve të forta në Turqi”, ka shkruar Perndarovski në Facebook.
Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi ka arritur të shpëtojë një fëmijë pesëvjeçar.
“Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin e Kahramanmarashit pasdite, asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat jetën e një të riu”.
“Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së cilës, së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat Sulejmanin pesëvjeçar”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030