Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është në krye të detyrës gati 8 vite. Herë pas here Ivanov ka luajtur rol të rëndësishëm. Më së shpeshti, nuk ishin role për unitetin e qytetarëve si baba i kombit, por çdo vendim i tij ka shkaktuar tensione dhe protesta, siç ishte abolimi i 56 politikanëve dhe zyrtarëve, shumica prej tyre zyrtarë të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Faktor prezanton të gjithë njerëzit, të cilët janë pjesë e kabinetit të tij dhe e këshillojnë kur ai duhet të sjell ndonjë vendim.
Dora e djathtë e Ivanovit është sekretar gjenerali, i riu Boris Josifovski. Pastaj Luben Arandaudoski, Ile Masalkovski, Darko Kostadinovski këshilltar për politikë të jashtme dhe ish-këshilltar në kabinetin e Boris Trajkovskit. Këshilltar për çështje ushtarake është gjenerali Goranço Koteski. Më pas gjenerali Mirçe Gjorgoski.
Boris Josifovski
Luben Arnaudoski
Ile Masallkovski
Darko Kostadinovski
Goranço Koteski
Mirçe Gjorgjoski
Ndër këshilluesit tjerë është edhe një shqiptarë. Është grua e vetme në kabinetin e Ivanovit. Ajo është Luljeta Qufliju, për të cilën thuhet se ka përvojë të gjatë në institucionet shtetërore, OJQ-të. Karrierën e saj e filloi në redaksinë për kulturë bë RTVM 2.
Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri ku kryetar është vetë Gjorge Ivanovi, anëtar janë Trajko Veljanoski, si kryetar i Kuvendit (edhe pse ai më nuk është), kryeministri Emill Dimitriev, Zoran Joevski, ministër i mbrojtjes. Në listë ende gjenden Oliver Spasovski, si njeriu i parë MPB-së dhe tani gati dy muaj nuk është në këtë post. Pjesë e këshillit është edhe Nikolla Poposki, ministër i MPJ-së, pastaj Flora Kadriu, Veli Kreci dhe Naser Sejadini.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës