Krahu i UÇK-së po rikthehet fuqishëm brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale shumica e kandidatëve për kryetar komunash, duke filluar nga Saraji e deri në Likovë, do të jenë njerëz të UÇK-së, ose bashkëluftëtar të Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës.
Kësaj radhe Ahmeti ka vendosur të ecë i sigurt duke u mbështur në bashkë luftëtarët e tij, njerëzit më meritor të luftës së vitit 2001
Sipas këtyre informacioneve, në komunën e Sarajit kandidati i BDI-së do të jetë Rafiz Haliti, i njohur si komandant Mësuesi.
Për komunën e Cairit përmendet dy emra me ndikim të fuqishëm tek elektorati shqiptar.
Në rast se nuk kandidon kryetari aktual Ize Mexhiti njeriu që gëzon mbështetje të fuqishme tek populli në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, përmendet Rami Qerimi, ish-komandant i UCK-s, ish-kryetar i komunës së Tearcës, tani Sekretar Gjeneral i Komunës së Cairit.
Qerimi, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Hazbi Likës, pritet ta rikthej elektoratin e humbur dhe përgjysmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ndërkaq, për komumën e Haracinës, nga rradhët e BDI-së, do të garoj pjesëtari tjetër i UÇK -së, Xhezmi Sulejmani.
Për komunën e Butelit nga rradhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë seriozë, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.
Emrat e përfolur janë, Arben Reqica, dhe një komandant që gëzon mbështetje të fuqishme nga dega dhe popullata në përgjithësi.
Në komunën e Likovës, kjo parti pritet ta nominoj ish-komandantin e UCK-së, Jahi Jahiu nga fshati Vishticë. /INA/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...