Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte vendosi të propozoj Hazbi Likën për Zv/kryeministër për Sistem Politik e Marrëdhënie mes Komuniteteve. Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, periudhë që shquhet për punësimin e policëve shqiptarë me libreza partiake.
Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani është propozuar për Zv/ kryeministër për euro-integrime. Me dikasterin e ekonomisë do të udhëheq Kreshnik Bekteshi, i cili ka ushtruar funksionin e promotorit ekonomik në Bruksel.
Me dikasterin e drejtësisë do të udhëheq Bylent Salihu anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së. Salihu vjen nga dega e Vrapçishtit.
Nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetar i Komunës së Likovës, Sadulla duraku do të udhëheq me Ministrinë e ekologjisë. Duraku edhe më herët ka ushtruar funksionin e ministrit duke drejtuar për dy vite resht ministrinë e bujqësisë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...