Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dje në një debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.
Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës. Ndërsa Kryetarja Arifi u përgjigj se tani nuk është por të ardhmes nuk i dihet dhe mund të jetë presidente.
“S’jam e shtetit, por në të ardhmen mund të jem”, ka deklaruar Kryetarja Arifi.
Para Arifit edhe një shqiptar tjetër ka shprehur pretendime për postin e presidentit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për gazetarin dhe opinionistin e njohur, Ejup Berisha, i cili një kohë ka qenë edhe anëtar i kabinetit presidencial./Express
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...