Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot me një konferencë për shtyp ka njoftuar ndryshimet e dhjetëra institucioneve shtetërore, në nivel të drejtorëve dhe anëtarët e bordeve drejtuese.
Ai para se të lexojë këto ndryshime ka thënë se në emër të tij dhe në emër të qeverisë ju falemnderohet për funksionin e deritanishëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Disa nga zyrtarët e ndryshuar janë këta:
“Makedonija Pat” – Gajur Kadriu
Shtëpia e shëndetit-Shkup – Zlate Memedoviq
ELEM – Dragan Minovski, Ivan Trpevski
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Irfan Asani
MEPSO – Sasho Vasilevski
Agjencia për barna – Qahil Ibraimi
Drejtoria për zhvillim të bujqësisë – Bllagoj Indov
Arkiva shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kiril Petrov
Klinika për sëmundje të fëmijëve – Katerina Stavriq
Banka për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut – Kiril Kolemishevski
Eurokompozit – Zllatko Graoroski
Teatri për Dramë Shkup – Viktorija Arangelova,
Agjencioni për investime të jashtme dhe promovim të eksportit – Vullnet Ademi
Agjencia për rini dhe sport – Zv.drejtori Gazmend Rustemi
Zaev ka potencuar se emrat e rinj të drejtorëve do të dihen së shpejti pasi emërimi i tij ndonjëherë varet nga kryeministri, nga ministrat por edhe nga bordet drejtuese.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?