Kështu do të mbizotërojë moti në Maqedoninë e Veriut

08:27 | 11 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në disa vende do të ketë mjegulla dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 28 deri 35 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë celcius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme