Kështu do të jetë moti sot në Maqedoni të Veriut

08:28 | 11 Prill 2022
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtime të ndryshme.

Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 15 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme