Këshilli për siguri nacionale i Serbisë të hënën kërkoi vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe respektimin e Rezolutës 1244 dhe marrëveshjet e Brukselit.
Në kumtesën e lëshuar pas mbledhjes, Këshilli si shqetësuese vlerësoi iniciativën për ndërprerjen e dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës. Këshilli ka obliguar organet e Serbisë që me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike t’i kundërvihet destabilizimit të situatës në Kosovë, si dhe në formimin e ushtrisë së Kosovës, gjë e cila “do të rrezikonte mbijetesën e serbëve në Kosovë”.
Njëkohësisht, Këshilli ka ftuar serbët në Kosovë që krejtësisht në veçanti me organet e Republikës së Serbisë të mbrojnë interesat e popullit dhe shtetit serb.
Po ashtu, Këshilli ka vlerësuar se nuk ekziston mundësia e kërcënimit të dukshëm të paqes dhe sigurisë, megjithatë është thënë se situata në rajon është shumë e trazuar dhe komplekse.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për siguri nacionale, të cilin e udhëhoqi presidenti i Serbisë, Tomislаv Nikoliq, morën pjesë edhe kryeministri Aleksаndаr Vuqiq, ministri i Mbrojtjes, Zorаn Gjorgjeviq, ministri i Punëve të Brendshme Nebojshа Stefаnoviq dhe ministrja për Drejtësi Nela Kuburoviq. Po ashtu, të pranishme ishin edhe shefi i Ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, si dhe drejtori i Agjencisë informative të sigurisë Aleksаndаr Gjorgjeviq, drejtori i Agjencisë për siguri ushtarake gjenerali Petаr Cvetkoviq, zëvendës drejtori i Agjencisë së informimit ushtarak Zorаn Stojkoviq dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme Ivicа Tonçev.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag