Google ADS

Këshilli i Prokurorëve nesër do të vendosë për prokurorët e PSP-së

09:42 | 15 Shtator 2019
L G

Pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva u shkarkua dje pas paraburgimit për rastin “Haraçi”, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të vendos nesër për prokurorët e tjerë të PSP-së.

Mandati i tyre gjithashtu pritet të përfundojë, pasi mandati i tyre nuk mund të tejkalojë me ligj mandatin e prokurores speciale.

Përndryshe, Janeva u shkarkuar dje në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit pasi që Kuvnedi miratoi unanimisht propozimin për shkarkimin e saj.

Siç theksoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, ajo u pushua nga puna për sjelljen e saj të paligjshme, joprofesionale dhe jo etike./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme