Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska i kërkon Kuvendit interpretim autentik të Ligjit për marrëdhënie pune. Kërkesës kundërligjore të Cërvenkovskas Kuvendi i është përgjigjur shkurt; “Nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik si institucion ose udhëheqës institucioni, shkruan Alsat
Burime të Alsat nga Komisioni Juridiko-Ligjvënës bëjnë të ditur se kërkesa e kryetares së Këshillit Gjyqësor ka të bëj me dilemën juridike mbi fatin e tre anëtarëve të këshillit të cilët arrijnë kriterin ligjor për pension si gjykatës në fund të qershorit, ndërsa mandatin si anëtarë të këshillit e kanë deri në dhjetor të vitit 2024. Edhe pse anëtarët e këshillit kanë pasur qëndrimin që një kërkesë e tillë të mos dërgohet në Kuvend, Cërvenkovska ka vendosur t’i kërkon interpretimin Kuvendit, pavarësisht debatit që kishte nxitur brenda anëtarëve.
“Pikëpamjet e gjykatësve për dispozitën konkrete shkojnë në drejtim të asaj se nuk ka pengesë për vazhdimin e mandatit më vonë se data e paraparë, maksimumi ligjor për vazhdimin e marrëveshjes për punësim 30.06.2022 sepse sipas vendimit të Këshillit Gjyqësorë të RSM-së, mandati i gjykatësit është vazhduar edhe pas 30.06.2022 përfshirë edhe vitin 2023 deri kur në përputhje me deklaratën për vazhdimin e mandatit mund të vazhdohet marrëveshja për punësim”, thonë nga Këshilli gjyqësor
Këshilli Gjyqësor pranon se në mesin e anëtarëve ka mendime të ndara për vazhdimin ose jo të mandatit, duke përfshi në qëndrimin e tyre me shkrim edhe përgjigjen e Kuvendit.
“Ka pikëpamje të ndryshme dhe qëndrime të kundërta në mesin e anëtarëve të Këshillit mbi interpretimin dhe batimin e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie pune. Por duke pasur parasysh se me ndryshimet përfshihen edhe tre anëtarë të Këshillit të cilët sipas ndryshimeve ligjore i plotësojnë kushtet për pension, u kërkua interpretim autentik i ligjeve (Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor të RSM-së). Kuvendi na ka njoftuar se institucioni Këshilli Gjyqësor nuk mund të kërkon interpretim të tillë”, thonë nga Këshilli Gjyqësorë i RMV-SË
Rregullorja për punën e Kuvendit përcakton institucionet të cilat kanë të drejtën e kërkesës për interpretim autentik, si: secili deputet, Qeveria, Gjykata Supreme, Kryeprokurori Publik, Avokati i Popullit, krerët e komunave dhe kreu i Qytetit të Shkupit. Tre gjykatës të Këshillit arrijnë moshën e pensionit në qershor, ndërsa Ligji për Këshillin Gjyqësorë i thirret mandatit të gjykatësit dhe jo pozicionit të tij si gjykatës. Dilemë të njëjtë juridike Qeveria kishte edhe me kryeprokurorin Ljubomir Joveski i cili arriti moshën e pensionit, por vazhdon në krye të organit të akuzës për shkak të mandatit. /Alsat.mk
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit