Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike po kërkohet zgjidhje për pensionistët në lidhje me sistemin e regjistrimit për kthimin vjetor të tatimit. Ministri i Financave Dragan Tevdovski mbështet vendimin për të mos bërë kërkesë, por për të marrë të dhëna në një rrugë administrative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi ynë, mbi të gjitha është puna që Drejtoria e të Ardhurave Publike, ku ata tashmë janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’u mundësojë pensionistëve që të mos dorëzojnë praktikisht kërkesa, por të marrin të dhëna në baza administrative. Unë personalisht e mbështes këtë, por duhet të kompletohet teknikisht në DAP përpara se të deklarohet publikisht”, tha ministri.
Tevdovski beson se deputetët e opozitës nuk kanë të drejtë, të cilët sot kërkuan dorëheqjen e ministrit në debatin mbi rishikimin e buxhetit të propozuar për vitin 2018.
Deputetët e opozitës në ditën e dytë të debatit për propozimin e rishikimit të buxhetit kërkuan dorëheqjen e ministrit për shkak të performancës së keqe në ekonomi.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...